Mbi rëndësinë e empatisë

Empatia është një parim thelbësor për profesionistët e ndihmës psikologjike dhe sociale. Ndoshta, të qenit empatik përbën aftësinë qendore që i lejon praktikantët të “fillojnë nga klienti” – një faktor kyç në krijimin e marrëdhënieve të mira të ndihmës. Shpesh, të qenit empatik është e vështirë për studentët dhe praktikantët e rinj, pasi empatia është një koncept i lehtë në teori, por tepër i vështirë në situatat praktike. Megjithëse empatia mund të ndahet në përbërës konkretë dhe të lehtë për t’u mësuar, përsëri, empatia e vërtetë mund të jetë tepër komplekse dhe e vështirë për t’u zbatuar.

Empatia është përkufizuar si “të kuptuarit e një personi nga perspektiva ose pikëvështrimi i tij” (Okun, 1992). Sipas Rashkin dhe Rogers (1995), empatia është “një proces aktiv, i menjëhershëm dhe i vazhdueshëm. Këshilluesi bën një përpjekje maksimale për të hyrë dhe për të jetuar qëndrimet e shprehura, në vend që t’i vëzhgojë ato, t’i diagnostikojë ose të mendojë për rrugët sesi ta bëjë procesin të ecë më shpejt. Ky lloj të kuptuari duhet të fitohet përmes vëmendjes intensive, të vazhduar dhe të drejtuar ndaj ndjenjave, duke shmangur të gjitha llojet e tjera të vëmendjes.” Murphy dhe Dillon (1998) e përkufizojnë empatinë si “aftësia për ta futur veten në eksperiencën e tjetrit, pa humbur sensin për veten”.

Carl Rogers (1980) ishte teoricieni i parë që vlerësoi rëndësinë e empatisë në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore. Në përshkrimin e tij për të dëgjuarit empatik, ai thekson se empatia e vërtetë është një mënyrë e të qenit me klientin. Edhe Egani (1994) e njeh rëndësinë e empatisë si një set teknikash, si art, po edhe si një mënyrë e të qenit. Ai argumenton se ajo është një formë primare e kontaktit njerëzor, që formon bazën e marrëdhënieve humane.

Empatia është e rëndësishme për arsye të ndryshme. Ajo mundëson vendimmarrjen etike dhe altruizmin. Pa empatinë,  njerëzit e kanë të vështirë të bëjnë zgjedhje prosociale duke u bazuar në arsyetimin etik. Kërkuesit kanë zbuluar se empatia është një parakusht për drejtësinë sociale si dhe një kusht i domosdoshëm për ndërtimin e ndërgjegjes sociale. Empatia mungon te fëmijët dhe te adoleshentët me histori të abuzimit me substanca dhe të kriminalitetit. Qartësisht, empatia është thelbësore për mirëqenien sociale dhe personale. Në kronikën klasike mbi dilemat e dhënies së ndihmës “Si mund të ndihmoj?” Dass dhe Gorman (1999) i referohen empatisë si ‘mendje dëgjuese’, ajo pjesë që secili prej nesh mund të ndjekë dhe  t’u përgjigjet nevojave të të tjerëve.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s